Quantcast
Channel: Partia Socialiste e Shqipërisë
Viewing all articles
Browse latest Browse all 32

Prioriteti i PD është të bllokojë Vettingun

$
0
0

Ben Blushi ose nuk po e kupton siç duhet, ose nuk do ta kuptojë. Problemi i PD nuk ka të bëjë fare as me zgjedhjet dhe as me qeverinë.

E kemi thënë që ditën e parë: problemi i Partisë Demokratike është Vettingu. Prioriteti i tyre numër një është të bllokojnë Vettingun. Dje ne ishim të hapur për të negociuar dhe për të gjetur kompromis, ndoshta duke qenë më të gatshëm sesa duhet. Por PD nuk do kompromis apo dialog, sepse ata nuk e duan Vettingun.

Më 18 qershor, Kushtetuta i bën thirrje qytetarëve për të vendosur se kush do t’i qeverisë për katër vitet e ardhshme. Partitë politike mund të zgjedhin të paraqesin një alternativë ose jo.

Partia Socialiste do të kërkojë votën e popullit në 18 qershor, sepse respekton Kushtetutën dhe vullnetin e popullit; dhe sepse ne besojmë se askush nuk mundet ta bllokojë Vettingun dhe reformën në drejtësi.

*Reagim i nënkryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla

The post Prioriteti i PD është të bllokojë Vettingun appeared first on Partia Socialiste e Shqipërisë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 32

Latest Images